Dy ditë para mbërritjes në Tiranë të kancelares Angela Merkel, Qeveria Gjermane del kundër nismës “Open Balkan”, nëse në të nuk përfshihen të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi dhe Kosovën.
Gjermania mbështet çdo nismë të përbashkët ekonomike mes gjashtë vendeve të ballkanit Perëndimor.
Ballkani bëhet gati të presë Merkel. Të martën në Tiranë takon Ramën e Kurtin e Zaev
Për të nisma “Open Balkan” është e paplotë nëse në të mungon qoftë dhe një prej këtyre vendeve.
Deklarata vjen nga Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger.
Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Berger deklaroi se Gjermania kërkon forcim të qëndrueshëm të bashkëpunimit midis të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo është dhe qasja që po ndiqet në Procesin e Berlinit.