Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka shprehur mbështetje për përpjekjet e Turqisë për të shmangur një krizë humanitare në provincën siriane Idlib, mes shqetësimeve mbi një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë nga regjimi i Asadit, raporton AA, përcjell Kosova Post.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Maas tha se ishte “shumë mirënjohës” me iniciativën e Turqisë për armëpushim dhe paralajmëroi se një ofensivë e madhe ushtarake mund të rezultojë në vdekjen e mijëra civilëve.

“Nesër do të kem mundësinë të flas përsëri me kolegun tim rus”, tha ai dhe përsëriti thirrjen e Gjermanisë ndaj Rusisë për të përdorur ndikimin e saj në regjimin sirian.

“Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të parandaluar një fatkeqësi humanitare brenda dhe rreth Idlibit”, theksoi Maas.

Siç është planifikuar, ministri Maas do të takohet sot në Berlin me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, të mërkurën theksoi se një armëpushim në Siri mund të ishte i mundur vetëm me mbështetjen aktive të Rusisë.

“Rusia dhe Irani, si palë konflikti, kanë përgjegjësi të veçantë”, tha Seibert në një konferencë për media në Berlin.

Idlibi, i cili ndodhet pranë kufirit turk, është shtëpi e më shumë se 3 milionë sirianëve, shumë prej të cilëve ikën nga qytete të tjera pas sulmeve nga forcat e regjimit.

Regjimi sirian kohëve të fundit ka njoftuar planet për të nisur një ofensivë të madhe ushtarake në këtë zonë të kontrolluar gjatë kohë nga grupe të ndryshme të armatosura të opozitës.

OKB paralajmëroi se një ofensivë e tillë do të çonte në “katastrofën më të keqe humanitare në shekullin 21”.

You may also like

Thaçi heq dilemat: Unë flej si ‘qingj’ sepse nuk jam në rrugë të gabuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka hekur