Komiteti i buxhetit i parlamentit gjerman ka miratuar një kontratë prej 3 miliardë eurosh për të ndërtuar një dron ushtarak evropian në bashkëpunim me Francën, Italinë dhe Spanjën në impiantet Airbus, Dassault dhe Leonardo, transmeton Kosova Post.
Sipas Reuters, që bazohet në deklaratat e disa zyrtarëve ushtarakë gjermanë, ushtria gjermane do të marrë 21 dronë ushtarakë deri në vitin 2030, së bashku me 12 stacione komanduese tokësore dhe katër simulatorë. Dronët do të zëvendësojnë përfundimisht dronët e ndërtuar nga Izraeli, të përdorur me qira nga ushtria gjermane në Afganistan dhe Mali.
Me një gjerësi prej më shumë se 15 metra, një gjatësi prej 30 metra me 2 krahë, sensorë si dhe disa radarë dhe kamera infra të kuqe, dronët evropianë do të jenë në gjendje të fluturojnë vazhdimisht për 24 orë në një lartësi prej rreth 13,000 metra.