Gjermania ndërpret kërkimet për gjetjen e miliona të zhdukurve të Luftës së Dytë Botërore

Gjermania ndërpret kërkimet për gjetjen e miliona të zhdukurve të Luftës së Dytë Botërore

Gjermania vendosi të ndërpresë në 2023 kërkimet për gjetjen e trupave të 1,2 milionë personave që rezultojnë të zhdukur prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, njoftoi sot Kryqi i Kuq gjerman.

“Nuk do të mundemi të nxjerrin në dritë fatin e 1,2 milionë personave”, tha për median, Thomas Huber i cili drejton shërbimin e kërkimeve të Kryqit të Kuq gjerman.

Këto shërbime së bashku me Ministrinë e Brendshme gjermane ranë dakord për t’i dhënë fund përpjekjeve për gjetjen e personave të zhdukur në 2023, ose 78 vite pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, sipas së njëjtit burim.

Sipas Kryqit të Kuq, rreth 9000 kërkesa të depozituara nga pasardhësit e të zhdukurve, vijojnë ende në 2016 dhe rreth 40 % e këtyre rasteve janë zbardhur. Shërbimi po kryen në këtë drejtim hulumtime të thelluara në arkivat gjermane të ruajtura nga lufta dhe atyre të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik dhe ish-Gjermania Lindore komuniste.

Në 2010, Kryqi i Kuq ia doli mbanë të bashkojë dy vëllezër.

“Për shumë të afërm, kjo mbetet ende një çështje e pazgjidhur në lidhje me pemën e tyre gjenealogjike dhe ne do të vijojmë konsultimin e këtyre dosjeve”, pohoi ai.

I themeluar pak pas Luftës, shërbimi i kërkimit të Kryqit të Kuq gjerman nisi procedurat për gjetjen e 20 milionë personave, ushtarakë të vdekur apo të burgosur, kryesisht në Bashkimin Evropian por gjithashtu civilë të marrë në valën e Luftës. /kp/.