Gjermania nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për dëbimin e ambasadorit të saj në Turqi, por deklaratat e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i ka pranuar me shqetësim, njoftuan sot në Berlin përfaqësuesit e ministrive dhe qeverisë, transmeton Kosova Post.
“Sigurisht që ne pamë gazetarë që raportonin për deklaratat e presidentit Erdogan. Megjithatë, nuk morëm asnjë njoftim zyrtar për dëbimin apo diçka të tillë gjatë fundjavës,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane në një konferencë shtypi, raporton Reuters.
Zëdhënësi shtoi se një dëbim i tillë do të ishte në kundërshtim me rëndësinë e lidhjeve dypalëshe midis Gjermanisë dhe Turqisë, si dhe se Gjermania ishte në kontakt me partnerët në Paris dhe Uashington gjatë fundjavë.sh.o./Kosova Post/