Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve për vitin 2022, si dhe orientimet kryesore për periudhën e ardhshme.
Zëvendësdrejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, kolonel Markus Harder, ofroi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe u shpreh i hapur lidhur me avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit, si në aspekt të shkollimit, trajnimit, shkëmbimit të përvojave si dhe ekspertizës profesionale në shumë degë dhe lëmi ushtarake.
Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së u kryesua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Sylejman Cakaj, i shoqëruar nga shefi i Planifikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Agron Bajrami, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi dhe shefja e Bashkëpunimit Bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, nënkolonel Remzie Zeqiraj.