Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ndikoi thellë edhe në aktivitetet ekonomike. Ndërkohë që lufta në Ukrainë vazhdon me shpejtësi, kompanitë e mëdha vazhdojnë të njoftojnë se po tërhiqen nga vendi, si pasojë e presionit ndërkombëtar të ushtruar ndaj Rusisë, transmeton KosovaPost.
Ja cilat janë kompanitë që kanë pezulluar aktivitetet e tyre në Rusi.
Kompania amerikane e teknologjisë Microsoft njoftoi se ka pezulluar të gjitha shitjet e produkteve dhe shërbimeve në Rusi.
Presidenti i Microsoft, Brad Smith, në postimin e tij në blog mbi këtë temë, deklaroi se u vjen keq për luftën në Ukrainë dhe dënojnë “pushtimin e padrejtë, të pajustifikuar dhe të paligjshëm” të Rusisë.
“Sot ne po njoftojmë se do të pezullojmë të gjitha shitjet e reja të produkteve dhe shërbimeve të Microsoft në Rusi,” tha Smith.
Duke theksuar se ata janë në koordinim me qeveritë e SHBA-së, Bashkimit Evropian (BE) dhe MB-së, Smith vuri në dukje se qeveritë ndaluan shumë pjesë të biznesit të tyre në Rusi në përputhje me vendimet e sanksioneve.
Microsoft njoftoi në fillim të kësaj jave se do të heqë aplikacionet celulare të rrjetit televiziv shtetëror rus RT nga Windows App Store dhe do të ndalojë reklamat në mediat e sponsorizuara nga shteti rus në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Shumë firma njoftuan se i ndërprenë aktivitetet e tyre si rezultat i presionit ndërkombëtar dhe sanksioneve të aplikuara ndaj vendit pas operacionit ushtarak që Rusia filloi 9 ditë më parë kundër Ukrainës.
Ndërsa kompanitë më të rëndësishme në botë ndërprenë aktivitetet e tyre pas sanksioneve të vendosura pas vendimit të Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën, kompanitë që operojnë në shumë fusha, veçanërisht kompanitë si Apple, Daimler (Mercedes Benz), Jaguar Land Rover, H&M, Airbnb dhe Burberry, u përfshinë në tërheqje nga Rusia./KosovaPost/.