Rastet kur personat gjuajnë me armë zjarri nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 12:40 në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, raporton KosovaPost.
Lidhur me rastin, është njoftuar Policia me ç’rast ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe i ka konfiskuar armën të dyshuarit bashkë me 9 fishekë.
Vlen të theksohet se armën të cilën e ka përdorur i dyshuari e ka pasur me leje.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPost/