Rastet kur personat grabisin shuma të parave në biznese apo edhe markete siç ka ndodhur së fundi, nuk janë edhe të rralla në vendin tonë, raporton KosovaPost.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në komunën e Gjilanit.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, konfirmohet se nën kërcënimin e armës një person i dyshuar ka hyrë në market dhe ka marrë nga arka shumën e parave prej 150-200 euro.
Rastin në Polici e ka lajmëruar punëtorja e marketit, me ç’rast pas një hetimi jo edhe të gjatë, Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin.
Me të identifikuar, bëhet e ditur se Policia menjëherë ka marrë masat e nevojshme dhe e ka arrestuar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/