Mbrëmë rreth orës 22:32 në komunën e Gjilanit një market ka qenë cak i hajnave, një i dyshuar nën kërcenimin e armës ka tentuar të vjedh arkën, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se punëtorët e marketit kanë arritur ta parandalojnë të dyshuarin duke u ballafaquar me të dhe e kanë ndaluar.
I dyshuari është arrestuar nga Policia, ndërsa arma e zjarrit i është konfiskuar bashkë me një karikator dhe një fishek.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/