Reshjet e mëdha të shiut po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, kështu duke bërë që shumë nga komunat të përballen me vërshime.
Por, Komuna e Gjilanit vazhdon ta ketë nën kontroll këtë situatë. Kështu tha edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, i kësaj komune.
“Për fat të mirë, ne kemi bërë pastrimin e thellë të rrugëve në pranverë të këtij viti prandaj edhe nuk jemi duke u përball me ndonjë vështirësi të madhe. Ne që nga dje jemi duke dal në terren dhe duke vazhduar t’i pastrojmë ato rrugë ku shohim bllokime eventuale”, tha Osmani.
Megjithatë, pati edhe disa bllokime që u paraqiten dje në këtë komunë por që u zgjidhën shpejt.
“Pati disa bllokime të vogla në disa rrugë, ura, por që u pastruan menjëherë. Vlen të ceket ajo e bllokimit të urës lidhëse me fshatin Malishevë e cila u pastrua dje. E edhe sot po vazhdojnë kontrollet dhe pastrimet e rrugëve”, shtoi ai.