Berat Gjimshiti do të jetë pjesë e skuadrës së Atalantës të paktën dhe për 4 vite.
Lajmin e publikoi vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes.
Për lojtarin kuqezi kishte interes dhe nga shumë klube të mëdha europiane, e veçanërisht nga Inter, që e vlerësoi kartonin e lojtarit 15 milionë euro.
Pavarësisht kësaj, shtatlarti e ka bërë zgjedhjen e tij me kontratën e re që i skadon në vitin 2026.
Këtë sezon, Berat Gjimshiti është aktivizuar në 33 ndeshje në total dhe ka qenë protagonist i dy golave dhe një asisti./A2