Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë ka publikuar foto nga vendi ku pritet të zhvillohen negociatat e sotme mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për të pritur negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, thuhet në postimin e ministrisë në faqen zyrtare në Twitter.
Takimi mes Rusisë dhe Ukrainës vjen pasi që dje presidenti ukrainas pranoj të takohet me autoritetet ruse, shkruan The Guardian.
Të dy delegacionet kanë rënë dakord që të takohen pa parakushte.
Takimi do të zhvillohet në Pripyat të Bjellorusisë.
Ndryshe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.
⚡️🇷🇺🇧🇾🇺🇦In Belarus, everything is ready to host Russia-Ukraine negotiations. Waiting for delegations to arrive pic.twitter.com/WSnPMyChwg
— Belarus MFA 🇧🇾 (@BelarusMFA) February 28, 2022