Policia e Kosovës po vazhdon shqiptimin e gjobave për shkelësit e masave antiCOVID, shkruan Kosova Post.
Në 24 orët e fundit, policia ka shqiptuar 702 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.
Gjatë të mërkurës policia ka shqiptuar edhe 1082 tiketa trafiku.
Janë raportuar edhe 13 aksidente me të lënduar dhe 30 me dëme materiale.