Rastet kur Policia në vendin tonë lajmërohet për gjuajtje me armë zjarri në lokacione të ndryshme, nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 21:30 në Prishtinë, raporton KosovaPost.
Sipas raportit nga Policia, bëhet e ditur se me të marrë informatën se ka të shtëna me armë zjarri, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë plumbi, me ç’rast do zhvillohen edhe hetime tjera.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka dhënë urdhër që rasti të hetohet./KosovaPost/


























