Në afërsi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot rreth orës 18:00 ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë”, tha ajo.
Aktualisht policia po vijon punën për identifikimin e të dyshuarit dhe lokalizimin e vendodhjes së tij.
Rasti në polici po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.