Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të pushimores së tij.
Policia njofton se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë sekuestruar dhjetë gëzhoja dhe dy predha brenda në pushimore.
“Fsh. Zhegoc i Epërm, Gjilan 02.01.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është shtënë me armë në drejtim të objektit – pushimores së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dhjetë gëzhoja të fishekëve dhe dy predha brenda në pushimore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.