Gjuajtje me armë zjarri në qendër të Pejës

Gjuajtje me armë zjarri në qendër të Pejës

Dy persona të dyshuar, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht me një person drejt të cilit kanë shtënë me armë zjarri, bën të ditur Policia e Kosovës.

Në rrugën “Nëna Terezë”, në Pejë, dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri drejt një personi, si pasojë e kësaj viktima ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Njësia përkatëse e policisë ka dalë në vend të ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të arrestuar.