Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu përgjigj deklaratave të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit, i cili akuzoi serbët për shkatërrimin e Malit të Zi, përcjell Kosova Post.
“Kam parë me kujdes paraqitjen e Presidentit Gjukanoviq dhe pyes nëse ka pasur ndonjë moment kur ai nuk flet ekskluzivisht për Serbinë, e ku njerzit nuk do të mund ta akuzonin për shovinizëm. Unë Besoja se kishte Mali i Zi kishte tema më të rëndësishme, të tilla si fabrika, vaksina, punësim, por kuptova se ne ishim fajtorë për gjithçka. Ne nuk kemi asnjë problem me vendimin e tyre për të qenë një shtet i pavarur, por kemi një problem me pozicionin e popullit serb “, tha Vuçiq, transmeton novostti rs.
Tutje ka shtuar Vuçiq se ne duam të kemi marrëdhënie të mira.
“Ne duam marrëdhëniet më të afërta dhe zonja Brnabiq së shpejti do të informojë Krivokapiqin për pjesën e re të vaksinave. Sa i përket sulmeve, le të vazhdojnë, ne do të vazhdojmë të punojmë, do të flasim për vaksinat, spitalet që po ndërtojmë”, tha Vuçiq./Kosova Post/