Pas deklaratave pro nismës së Ballkanit të Hapur nga kryeministri i ri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është deklaruar presidenti Milo Gjukanoviq pas një takimi me presidentin e Gjermanisë Frank Walter Steinemier.
Gjukanoviq, që është kundër kësaj iniciative, ka thënë se është i njoftuar me qëndrimet e Abazoviqit, por se kjo gjë s’e shqetëson.
“Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, ai gjithashtu e mbështet edhe këtë. Po ashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një iniciativë optimale”, tha Gjukanoviq.
Ai tha se këtë iniciativë e sheh si një lloj kopje të Procesit të Berlinit, por se dallimi është dukshëm më i madh në favor të Procesit të Berlinit.