Një gjykatë izraelite në qytetin verior Nazaret ia vazhdoi paraburgimin Sheik Kamal al-Khatib-it, nënkryetarit të Lëvizjes Islame në Izrael, deri në fund të gjyqit të tij, sipas avokatit të tij, transmeton Kosova Post.
“Ky është një precedent gjyqësor”, u tha gazetarëve avokati mbrojtës Omar Khamaysa, duke e përshkruar vendimin e gjykatës si “të motivuar politikisht”.
“Ky gjyq ishte politizuar që nga fillimi”, tha avokati.
Khamaysa tha se ekipi i mbrojtjes do ta apelojë vendimin e gjykatës në Gjykatën Qendrore të Izraelit.
Muajin e kaluar, policia izraelite arrestoi al-Khatib-in, anëtarin e Komitetit të Lartë Arab të Ndjekjes, nga shtëpia e tij në Kafr Kanna në rajonin Galilee në Izraelin verior me akuza për nxitje dhe bashkim me një grup të jashtëligjshëm. Al-Khatib ka mohuar akuzat.
Nëpër qytetet arabe dhe qytetet në Izrael shpërthyen demonstrata masive në protestë ndaj bombardimeve 11-ditore të Izraelit në Rripin e Gazës, gjatë së cilës të paktën 260 palestinezë u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën.
Trembëdhjetë izraelitë u vranë gjithashtu nga raketa palestineze nga Rripi i Gazës.aa