Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel , paralajmëroi se Tribunali i Hagës dëshiron të heqë qafe Ratko Mlladiq duke shkaktuar vdekjen e tij, transmeton Kosova Post.
“Fatkeqësisht, nuk jam optimist. Nëse do të ishte një gjykatë e rregullt, ligjore dhe legjitime, nëse do të gjykohej sipas ligjit dhe drejtësisë, atëherë Ratko Mlladiq me siguri do të lihej i lirë, sepse nuk ka asnjë provë të vetme që ai personalisht të ketë marrë pjesë në një krim, në asnjë mënyrë”, tha Sheshel.
“Sidoqoftë, kjo gjykatë është e një natyre politike. Është një mjet në duart e amerikanëve dhe NATO-s dhe përmes Tribunalit të Hagës, fuqitë perëndimore janë ende duke u marrë me popullin serb.Verdikti i kundër Ratko Mlladiqit është konceptuar gjithashtu si një verdikt kundër popullit serb në tërësi, siç ishte rasti me Radovan Karaxhiq”, shtoi më tej Sheshel.
“Unë mendoj se ata do të shpallin verdiktin, dhe pastaj do të kërkojnë një ditë për të hequr qafe Mlladiqin, duke i shkaktuar vdekjen”, tha Sheshel.
Kreu i Radikalëve thotë se gjyqtari nuk mund të njihej me çështjen, e cila ka mijëra faqe dhe transkriptime dhe një milion dokumente, për tre muaj.
” Në rastin tim, gjykatësit i duhej një vit e gjysmë. Vendimi u shkrua paraprakisht dhe nuk ka vend për optimizëm” tha Vojislav Shesel për “Novosti”.
Avokati Toma Fila thotë se gjyqtari i sapozgjedhur nuk mund të lexonte as shkresat e çështjes për tre muaj, derisa e gjithë procedura ka zgjatur për më shumë se 10 vjet. Ai mendon se vendimi është shkruar paraprakisht.
Vendimi përfundimtar kundër ish komandantit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës së Serbisë, Ratko Mlladiq, do të shqiptohet sot, u njoftua nga e ashtuquajtura Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale.
Vendimi i shkallës së parë, i Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor 2017.
Gjenerali Mlladiq do të marrë pjesë personalisht në shqiptimin e dënimit/ Kosova Post/.