Sot po dëgjohet kundër-dëshmia e një dëshmitari të prokurorisë në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Por sipas vendimit të trupit gjykues të kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, e njëjta do të jetë seancë private.
“Mbështetur në informacionin që ju dha trupit gjykues nga Zyra për Mbrojtje të Dëshmitarëve dhe pasi vlerësuam se është në interes të drejtësisë të garantojmë që dëshmitari ta japë dëshminë në mënyrë të lirë, trupi gjykues aprovon kërkesën e ZPS-së për të marrë dëshminë e dëshmitarit tërësisht në seancë private”, ka thënë Veldt- Foglia.
Sipas saj, mbajtja e seancave të mbyllura është e paraparë edhe me rregullore.
Pjesa e parë e seancës së sotme nuk është transmetuar për publikun, kurse arsyetimi ishte për shkaqe teknike.rtklive.