Gjyqtarit të Speciales iu vodh laptopi me të dhëna sensitive, Klinaku kërkon nga policia ta ruajë objektin e OVL UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka publikuar të mërkurën një letër dërguar Policisë së Kosovës, përmes së cilës i ka kërkuar që ta ruajë objektin e OVL UÇK-së.

Ai ka kërkuar nga Policia që të ruaj objektin apo hyrjen e ndërtesës së OVL e UÇK-së pasi siç është raportuar gjyqtarit të Speciales i është vjedhur laptopi me të dhëna sensitive dhe kjo me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020.

Postimi i plotë:

Meqenëse kanë kaluar 24-orë nga kërkesa jonë drejtuar Policisë, e ende nuk na ka ftuar askush, si dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për të marrë masat, po e publikojmë:

Reklama
z. Fehmi Hoti

Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

I nderuar,

Siç jeni të informuar, në objektin e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në rrugën e UÇK-së në Prishtinë, ka pasur zhvillime rreth dosjeve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, thënë më konkretisht, një person i maskuar për tri herë me radhë i ka sjellë ato dosje në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjë që për këtë, për më shumë se dy vite, në mënyrë të pafajshme po mbahen në paraburgim krerët e Organizatës sonë.

Po ashtu, siç është paraqitur në mediat tona e që e ka publikuar një gazetë franceze, ka pasur grabitje në Paris dhe i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive, prandaj kërkojmë nga Ju që të merrni masat e duhura për ta ruajtur objektin apo hyrjen e ndërtesës sonë, me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika