Glauk Konjufca ‘krahason’ Aleksandër Lumezin me Azem Sylën

Glauk Konjufca ‘krahason’ Aleksandër Lumezin me Azem Sylën

Glauk Konjufca ka bërë një krahasim mes Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit dhe Azem Sylës.

Ai ka deklaruar se po të caktohet Lumezi si kryetar i Komisionit për dhënie të provimit të Jurisprudencës, është njësoj si të emërohet Azem Syla, drejtori i Agjenicë kundër Korrupsionit, kk.

Konjufca këto deklarata i ka bërë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion ku ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk është paraqitur, ani pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Në ndërkohë, Tahiri e ka njoftuar Komisionin se ka tërhequr emrat për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu ka thënë se gjatë ditës së djeshme, ministri Tahiri ka pasur tre deklarata kundërthënëse, duke thënë sipas saj, se herë është pezulluar e herë është tërhequr vendimi.

You may also like

Harrojini motrat Vjollca, mbesa e tyre ju lë ‘pa mend’

Moderatoret e njohura, Luana dhe Marina Vjollca janë