Rastet kur personat sulmohen me thikë në vendin tonë nuk janë edhe të rralla. Një rast i fundit ka ndodhur dje rreth orës 11:07 në fshatin Gllogoc, raporton Kosovapost.
Sipas informatave të para nga Policia, bëhet e ditur se në rast janë të përfshirë dy të mitur, me ç’rast njëri ka therur me thikë tjetrin.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda me ç’rast i është nevojitur trajtim i menjehershëm mjekësor.
Policia bën të ditur se mjeti i përdorur në rast është sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.