Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag, sot ka udhëtuar për në Hagë, ku është takuar me ish-eprorët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Nasim Haradinaj, përcjell KosovaPost.
Gold Ag ka publikuar dy fotografi prej Hagës dhe ka thënë se takimi me Haradinajn ka zgjatur për katër orë.
“Të fala të gjithëve andej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri-tjetrit”, ka shkruar ai.
Postimi i Gold AG:
Sot së bashku me vëllaun tim ishim në vizitë te luani i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj. Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit. Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy zemër luanët e UÇK-së, presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit Kadri Veseli.
Të fala të gjithëve andej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri-tjetrit.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.
Liria ka emër