Disa kompani të mëdha teknologjike në Shtetet e Bashkuara kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen para se të kthehen për të punuar në zyrë, sepse lloji delta i virusit korona po përhapet me shpejtësi dhe numri i të infektuarve të rinj po rritet,transmeton Kosova Post.
Google dhe Facebook njoftuan se të gjithë punonjësit e tyre në Shtetet e Bashkuara duhet të vaksinohen para se të kthehen në punë, dhe Google njoftoi se kjo do të zbatohet edhe për punonjësit në vendet e tjera në muajt e ardhshëm.
Sipas raporteve të mediave, Netflix gjithashtu prezantoi një politikë të vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë ata që marrin pjesë në prodhimin e serialeve dhe filmave në Shtetet e Bashkuara.
Apple planifikon të rivendosë mbajtjen e detyrueshme të maskave në të gjitha dyqanet në Shtetet e Bashkuara, edhe nëse stafi është i vaksinuar, raporton Bloomberg.
Kompanitë si Uber dhe Microsoft, të cilat planifikuan të kthejnë punonjësit në zyrë, zgjatën periudhën e punës nga shtëpia, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Kosova Post.