Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në qytetin e Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” teksa në lidhje me rastin është arrestuar një person.
I njëjti dyshohet se i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në zyrën për transferim parash nga viktima femër kosovare ka grabitur një shumë parash prej 15.750 euro.
Si dëshmi materiale i janë gjetur dhe sekuestruar shuma e parave, një maskë, një palë dorëza dhe një armë plastike lodër, thuhet në raportin e policisë. Viktima për shkak shqetësimi ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Rasti në procedurë hetimore.