Punonjësja e një marketi në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa ishte ne vendin e saj të punës, një personi armatosur dhe i maskuar ka grabitur para të gatshme nga arka.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “B” në Prishtinë.
“Rr.B, Prishtinë 27.01.2022 – 21:57. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një market, një person i maskuar dhe i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga arka e marketit para të gatshme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.