Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka thënë se kjo ka ndodhur dje rreth orës 22:18 në rrugën “Asllan Pireva” në kryeqytet.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur në shumë parash prej 400-500€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet.