Ish-emisari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, nuk ka pohuar e as mohuar pretendimet e Arben Gashit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ai ka ndikuar në rrëzimin e Qeverisë Kurti vitin e kaluar.
Grenell përmendi edhe pretendimet se si pikërisht ai kishte meritë në rrëzimin e qeverisë së kaluar të Kurtit sepse gjoja ka i dhënë LDK-së prej një jave që ta rrëzojnë të njëjtën.
“Gjithmonë kemi pyetje të njëjta prej mediave. Duhet të shikoni në të ardhmen, jam përgjigjur në këtë pyetje disa herë. Jo nuk kam thënë këtë, i kam shpjeguar liderëve në Kosovë në mënyrë të qartë, se cila ishte politika amerikane dhe se nuk do të shfrytëzojmë paratë e tatimpaguesve tanë të investojmë në politikë dhe programet të cilat qeveria e Kosovës po i minon me taksa prej 100 për qind.”
Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend, Arben Gashi, ka thënë se ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1.