Ish-përfaqësuesi special i SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi sot nuk ka pasur marrëveshje në Bruksel mes dy vendeve.
Në një postim në Twitter, Grenell ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ky i fundit ka refuzuar çdo ide që presidentët e SHBA-ve i kanë dhënë Kosovës.
Madje ai thotë se Kurti i ka refuzuar dhe idetë e presidentëve demokratë, edhe të atyre republikanë.
Postimi i plotë i Grenell:
Rikujtim, Albin Kurti ka kundërshtuar çdo ide që presidentët e SHBA-ve i kanë dhënë Kosovës. Edhe të presidentëve demokratë, edhe republikanë. Ky është vetëm një fakt.