Në Greqi emra të rinj u janë shtuar emrave që dyshohet se u janë “përgjuar” telefonat me programin spiun “Predator”, transmeton Kosova Post. (AA)
Në listën e re të publikuar nga gazeta “Documento” në mesin e atyre për të cilët pretendohet se janë përgjuar me programin spiun janë përfshirë shumë emra të tillë si ish kreu i Policisë së Greqisë, Michalis Karamalakis, prokurorja përgjegjëse për Shërbimin Informativ Grek, Vasiliki Vlachou, ministrja e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, Niki Kerameus dhe zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Giannis Oikonomou.
Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Oikonomou në një deklaratë ka mohuar pretendimet dhe ka mbrojtur idenë se këto pretendime po hetohen nga gjyqësori.
Shtypi grek ka bërë të ditur se delegacioni përkatës i Parlamentit do të mblidhet ditën e hënë për të diskutuar pretendimet në lidhje me skandalin e përgjimeve.
Gazeta “Documento” në artikujt e saj të publikuara më parë pretendonte se janë përgjuar shumë ministra, ish-ministra, politikanë dhe gazetarë përfshirë të tillë si ish-kryeministri Antonis Samaras, ish-ministrat për mbrojtjen e qytetarëve, Michalis Chrisochoidis dhe Olga Gerovasili, ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis.