Nga 28 qershori, Greqia do të hapë kufijtë për vizitorët shqiptarë. Vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë.
Në këtë mënyrë Greqia, ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa vende të reja, mes tyre edhe vendi ynë.
Këshilli Europian përditësoi sot listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.
Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.