Sekretari i përgjithshëm i Politikës Ekonomike, Christos Triantopoulos, tani do të shërbejë si zv/kryeministër për çështjet e ndihmës shtetërore dhe rimëkëmbjes nga fatkeqësitë natyrore, transmeton Kosova Post.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë një ndryshim të pjesshëm të kabinetit të tij mes zjarreve pyjore që kanë kapluar vendin, transmeton shkruan AA.
E përditshmja greke ‘Avgi’ raporton se sekretari i përgjithshëm i Politikës Ekonomike, Christos Triantopoulos, tani do të shërbejë si zv/kryeministër për çështjet e ndihmës shtetërore dhe rimëkëmbjes nga fatkeqësitë natyrore.
Detyra e tij kryesore do të jetë menaxhimi i mekanizmit mbështetës për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga zjarri dhe menaxhimi i ndihmës së qytetarëve që u prekën nga zjarret pyjore që kanë shkatërruar vendin që nga muaji korrik.
Sekretari shtetëror i kryeministrit, Christos-Georgios Skertsos, merr detyrën si ministër shteti me të njëjtat përgjegjësi.
Ioannis Oikonomou, zv/ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimin, është emëruar si zëdhënës i qeverisë, ndërsa detyrën e tij të zv/ministrit do ta marrë Georgios Stylios, i cili ishte zv/ministër Qeverisjes Dixhitale.
Sekretari shtetëror i kryeministrit, Theodoros Livanios, është emëruar si zv/ministër i Qeverisjes Lokale.
Ministrat e rinj do të betohen pasditen e sotme.