Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Tanju Bilgiç, ka ftuar Greqinë që t‘i japë fund politikës së saj për shkeljen me arsye të ndryshme të të drejtave të arsimit ndaj fëmijëve anëtarë të pakicave, që janë të papajtueshme me ligjet e Traktatit të Paqes së Lozanës dhe që të rihapë sërish shkollat që i përkasin pakicës turke të Trakias Perëndimore, transmeton Kosova Post.
Kryetari i Kryesisë së Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB), Abdullah Eren, ka dhënë përgjigje me shkrim rreth politikës së Greqisë e cila mbyll sistematikisht shkollat fillore që i përkasin pakicës turke të Trakias Perëndimore.
Kryetari Eren, postoi të premten në Twitter se:
“Greqia vazhdon shkeljet e të drejtave ndaj turqve të Trakisë Perëndimore!
-4 shkolla fillore të pakicave u mbyllën
– Projektligji, i cili synon krijimin e të ashtuquajturit “institucion modern i myftiut”, nuk i njeh të drejtën pakicës për të zgjedhur liderin e vet fetar.
Fatkeqësisht, shkeljet e të drejtave vazhdojnë në Trakinë Perëndimore!
Greqia në 25 vitet e fundit nëpërmjet “pezullimit të përkohshëm” mbyll sistematikisht pa u këshilluar me pakicën aktivitetet e shkollave fillore që i përkasin pakicës turke të Trakias Perëndimore me arsye të masave të kursimit dhe numrin e pamjaftueshëm të nxënësve, dhe se shembullin e fundit të kësaj e përbën mbyllja edhe e 4 shkollave fillore të pakicës.
“Kjo praktikë e Greqisë është një pjesë e politikës asimiluese dhe e presionit që vazhdohet prej dhjetëra vitesh kundër pakicës turke në Trakian Perëndimore. Ndërkohë që edhe Bashkimi Evropian (BE) qëndron spektator në shkeljen në mënyrë sistematike të të drejtave të njeriut në një vend anëtar. Ftojmë Greqinë që t‘i japë fund politikës së saj për shkeljen me arsye të ndryshme të të drejtave të arsimit ndaj fëmijëve anëtarë të pakicave e cila është e papajtueshme me ligjet e Traktatit të Paqes së Lozanës dhe që të rihapë sërish shkollat në fjalë”, i cili ka vënë në dukje se me këtë vendim numri i shkollave fillore të pakicës turke i cili ishte 231 para 25 viteve tashmë është ulur në 115./KosovaPost/