Artisti dhe regjisori Sokol Plakolli, i cili ka hyrë në ditën e tretë të grevës para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka reaguar nëpërmjet një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkruan Kosova Post.
Plakolli nëpërmjet këtij shkrimi, ka dhënë një sqarim për opinionin publik, ku ndër të tjera ka thënë se “kërkesa e grevës për mos anulimin e konkursit për Udhëheqës Artistik, pjesë e të cilit konkurs jam edhe unë, e as specifika e problematikës për të cilën unë jam në grevë për të tretën herë, nuk janë detyrë dhe përgjegjësi e ministrit. Por ndikimi i ministrit në zgjidhjen e këtij problemi mundë të jetë i madh.”
Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK), qe një kohë të gjatë është pa udhëheqës artistik, ndërsa për arsye të ndryshme konkursi është përsëritur disa herë me radhë. Plakolli, nëpërmjet grevës po kërkon nga institucionet relevante që të ndërmarrin diçka në këtë drejtim.
Sipas Plakollit, për pezullimin dhe anulimin e konkursit përgjegjës janë këshilli i TKK së, zyra ligjore, zyra e resurseve dhe burimeve njerëzore pranë MKRS. Këto janë organet kompetente të cilat janë të kyçura direkt me kërkesën për të cilën unë po grevoi.”
Lexojeni të plotë reagimin e Plakollit: