Make Up artistja e njohur nga Mitrovica Naime Jakupi ka inauguruar sot studion e saj të re në qendër të Mitrovicës, studio kjo e cila i ka munguar këtij qyteti.
Me një stil modern dhe unik, Naimja është marrë me përpikmëri me çdo detaj që tu sjell klientëve të saj në ambient tejet komod që përveq sherbimeve teje cilsore aty mund të gjeni një studio glamuroze dhe moderne, aty ku çdo herë gjeni atë që kërkoni.
Në hapjen e sotme përveq stafit të kësaj studio nuk kanë munguar as klientët që çdo herë ndahen të kënaqura më sherbimet që ofrohen në studion e bukurisë ‘Naimja’ në Mitrovicë e cila nga sot gjendet me lokacion të ri në rrugen ‘Muhamet Gashi’.
Make Up artistes se njohur, Naimes i urojmë suksese në studion e saj të re, duke ditur që ajo është një nga emrat më të kërkuar të Make-Up për punën e saj të përkryer si në mikroblading ku puna e saj duket teje origjinale, trajtimin e rrudhave, pa harruar edhe momentet më të veçanta ato të nuserisë për të cilat Naimja bënë art dhe sjell pamje përrallore në fytyrën tuaj.
“Të jesh i bukur është fat, bukuria dhe shkelqësia gërshetohen së bashku tek studio “Naimja”