Make up artistja nga Kosova Naime Jakupi Mexhuani dhe stafi i saj para pak ditësh ishin pjesmarrës në nje seminar në garen për Make-Up 2021 e cila u mbajt në Turqi, konkretisht në ‘Antalya’ ku morën pjesë Make Up artistë të vendeve të ndryshme.
Edhe në këtë pjesmarrje ‘Naimja’ nuk u kthye duar bosh, ajo atje serish mori çmim për punimet e saj që u vlerësuan nga më të mirat në My Academi nga gjitha shtetet pjesmarrëse të këtij seminari.
Punimi i bukur që nxori ajo për të pranishmit kësaj radhe ishte stilimi i një femre në stil brazlian, punim ky që i mahniti pjesmarrësit e këtij seminari.
Kujtojmë se Make-Up artistja nga Mitrovica, Naime Jakupi Mexhuani edhe dy vite me parë kishte rrembyer çmimin e parë në nje seminar tjetër në Turqi, me punimin e ‘Sulltaneshës’ që u vlerësua si punimi më i bukur.
Naimja më studion e saj të bukurisë që menagjon e që gjindet në qytetin e Mitrovicës çdo ditë e më shumë po bëhet adresa më e kërkuar nga femrat që duan të marrin tretmane teje cilësore ngase Naimja nuk sjell vetëm stilmin e flokëve dhe berjen e Make Up por ajo çdo herë sjellë risi dhe ofron tretmane nga më të duhurat për femrat.Ajo se fundi për klientat e saj solli llaserin e akullt Alma Soprano ice Platinum.