Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka deklaruar se shtetet anëtare të marrëveshjes bërthamore duhet ta shfrytëzojnë dritaren diplomatike dhe afatin tre mujor për të arritur mirëkuptim me Iranin dhe për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Rafael Grossi në një intervistë me gazetën spanjolle “El Pais”, ka thënë se mirëkuptimi i arritur me Iranin është një strategji e përkohshme për të vazhduar inspektimin në qendrat atomik me qëllim që të ruhen rezultatet më të pakta. Irani që nga muaji i kaluar ka kufizuar inspektimet e inspektorëve të ANEA-së në qendrat atomike. Natyrisht në bazë të marrëveshje të arritur në çastet e fundit, të arritur mes ANEA-së dhe autoriteteve të Iranit, akoma po vazhdon inspektimi në një nivel të caktuar.
Në bazë të marrëveshjes së Iranit me drejtorin e përgjithshëm të ANEA-së, Irani më nuk do të vendos filmat e kamerave të instaluara në qendrat atomike në dispozicion të ANEA-s. Megjithëkëtë, në bazë të kësaj marrëveshje, Irani ka pranuar që edhe për tre muaj të mos shlyejë filmat dhe në rast të heqjes së sanksioneve gjatë kësaj periudhe tre mujore, do t’i vendosë ato filma në dispozicion të ANEA-s. Por, në rast të mos heqjes së sanksioneve, Irani ka kërcënuar se do t’i shlyejë ato filma”.
Rafael Grossi vuri në dukje rekomandimet e bëra për Iranin dhe ka thënë: “Qëllimi i marrëveshjes së arritur nuk është që dikush të mashtrohet, por të gjendet një rrugëzgjidhje për vazhdimin e mbikëqyrjeve teknike pa shkeljen e ligjit. Kamerat e ANEA-s vazhdojnë të regjistrojnë aktivitetet e qendrave atomike të Iranit me këtë dallim që informacionet dhe të dhënat mbesin të ruajtura në dispozicion të Iranit. Në rastin e krijuara nëse nuk do të arrihet ndonjë marrëveshje e rëndësishme politike, Irani nuk do t’i japë informacionet dhe të dhënat ANEA-së dhe do t’i shlyejë ato. Ne po humbasim kohën”.
Në përgjigje ndaj pyetjes së nga vështrimi i tij, a po përdoret ANEA nga ana e shteteve anëtare të marrëveshjes bërthamore si mekanizëm për pazarllëqe?, Rafael Grossi deklaroi: “Unë nuk jam i informuar për qëllimet e tyre, mirëpo është realitet sepse aftësia ose paaftësia për inspektime është theksuar në marrëveshjen bërthamore dhe Irani ta përdorë këtë çështje për negociata. Unë kam them theksuar për Iranin dhe për palët e tjera se çështja e inspektimit nuk mund të përdorët si mjet për shpërblim ose për ndëshkim, por ajo është një bazë e domosdoshme nga e cila mund të ndërtohet një marrëveshje. Të gjitha palët duhet të bëjnë hapa pozitiv për kthimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Unë besoj se të gjithë duhet të bëjnë hapa dhe këto hapa duhet të bëhet sa më shpejtë. Ne po bëjmë përpjekje që t’i japim rast diplomacisë për veprim dhe për këtë qëllim kemi zhvilluar negociata në Teheran dhe në Këshillin e Guvernatorëve për të ruajtur rezultatet më të pakta. Të gjithë e dimë se kjo është një çështjeje e ndërlikuar”.parstoday.