Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa ankuesja femër kosovare – sipas raportit të policisë, ka treguar që i burri i saj, jo vetëm që e ka shkelur një marrëveshje, por edhe e ka rrahur, shkruan Kosova Post.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar më parë e kishte rrahur dhe për këtë rast kishte një marrëveshje që të mos afrohet te shtëpia, mirëpo i dyshuari me forcë kishte hapur derën e hyrjes së shtëpisë” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KosovaPost/