Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett, e emëroi ministre të Bredshme Ayelet Shaked, e cila më parë kishte tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj raciste, anti-palestineze, transmeton KosovaPost.
Shaked doli në pah me deklaratat skandaloze; “Le t’i vrasim nënat e dëshmorëve Palestinezë që të mos prodhojnë më shumë gjarpërinj” dhe filloi të quhej “Zonja Hitler”.
Shaked, e cila portretizoi një model në fushatën elektorale të partisë së saj, përdori parfumin me emrin ‘fashist’ dhe tha se: “Ata i quajnë veprimet e mia fashizëm, por mua më duket si demokraci”./KosovaPost/.