Përmes raportit 24 orësh, Polica e Kosovës, ka bërë të ditur se një burrë është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit të policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Më 24.01.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja edhe djali i tij të dyshuarit kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.