Sipas lajmeve në Dhaka Tribune, mijëra myslimanë Rohingi të Mianmarit u dërguan në ishullin e pabanuar ‘Bhasan Char’ me 7 anije që i përkisnin marinës së Bangladeshit, transmeton Kosova Post.
Drejtori i Projektit Bhasan Char dhe oficeri i policisë Abdullah el Mamun Chowdhury deklaroi se ata janë gati të mirëpresin grupin e ri që vjen në ishull.
Bangladeshi kishte vendosur grupin e parë me 1,642 njerëz në në një ishull të pabanuar në fillim të dhjetorit.
Lëvizja e refugjatëve myslimanë Rohingi të Mianmarit nga kampet në ishullin Bhasan Char, u prit me reagime nga organizatat humanitare dhe të të drejtave të njeriut. Organizatat që kundërshtojnë këtë plan dhe deklarojnë se ishulli është i prekshëm nga përmbytjet dhe uraganet e shpeshta në rajon.
Në mënyrë të përsëritur u ngritën shqetësime nëse refugjatët myslimanë Rohingi të Mianmarit në ‘ishullin e pabanuar’ do të kishin akses në shërbime të tilla si ushqimi, uji, kujdesi mjekësor dhe arsim.
Tom Andrews, Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar, shprehu shqetësimin lidhur me raportet se myslimanët Rohingi të Mianmarit ishin vendosur në ishullin Bhasan Char Island pa “një vlerësim të pavarur të KB”./KosovaPost/.