Sot në mëngjes, është nisur grupi i parë i besimtarëve mysliman nga Kosova drejt Arabisë Saudite për të përfunduar njërën nga pesë shtyllat e fesë së tyre, Haxhin, ndërsa sot pasdite është bërë e ditur se ata tashmë kanë mbërritur në tokat arabe, përcjell KosovaPost.
Gjatë këtij viti, nga Kosova, ritualin e haxhit do ta kryejnë 741 besimtarë myslimanë.
Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një postimi në Facebook.