Grusht shteti ne Zimbabve? Ushtria merr kontrollin dhe ndalon politikanët e lidhur me krimin

Grusht shteti ne Zimbabve? Ushtria merr kontrollin dhe ndalon politikanët e lidhur me krimin

Ushtria e Zimbabve ka marrë kontrollin e televizionin ndërkombëtar dhe ka lexuar një deklaratë të drejtpërdrejtë ku njoftonte se ka ndërmarrë veprime për të ndaluar “politikanët e lidhur me kriminelët”.

Ushtria pretendoi se kjo nuk ishte “një marrje ushtarake e qeverisë” dhe se presidenti Robert Mugabe ishte i sigurt, por megjithatë ende nuk dihet fati i tij.

Armë zjarri dhe artileri të rënda u dëgjuan në rrethinat veriore të kryeqytetit të Harares, mëngjesin e të mërkurës.

I dërguari i Zimbabve në Afrikën e Jugut, Isaac Moyo, hodhi poshtë akuzat për një grusht shteti, duke thënë se qeveria ishte “e paprekur”.

Deklarata e lexuar nga gjenerali Gen Sibusiso Moyo erdhi disa orë pasi ushtarët zbarkuan në selinë e televizionit të ZBC-së.

“Dëshirojmë ta sigurojmë popullin se presidenti … dhe familja e tij janë të sigurta dhe shëndoshë e mirë”, deklaroi ai.

“Ne po i drejtohemi vetëm kriminelëve që po shkaktojnë vuajtje sociale dhe ekonomike në vend. Sapo të kemi përmbushur misionin tonë, ne presim që situata të kthehet në normalitet”, theksoi ushtria/s.net

ImageImage

You may also like

Vendim i befasueshëm i PDK-së vetëm pak orë pas rezultatit të balotazhit

Përmes një deklarate lëshuar për medie Partia Demokratike