23:00
Me fillim të pjesës së dytë Chelsea e ktheu vëmendjen në mbrojte, kjo duke ia mundësuar që ta ruajë epërsinë të cilën e mori pas golit të Havertz në minutën e ’42.
Edhe pse Manchester City pati shumë tentime të rrezikshme, mbrojta e mirë e Chelsea nuk e la që të barazojë.
Pasi që pati shumë ndërprerje, arbitri i shtoi edhe shtatë minuta shtesë, por që “Citizens” nuk e shfrytëzuan për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Me fitoren e sotme, Chelseas i bëhet titulli i dytë në Ligën e Kampionëve.
22:40
E gjithë skuadra e Chelsea është kthyer në mbrojte dhe po kërkon gol vetëm përmes kundërsulmeve.
Një të tillë e pati Pulisiq, por nuk rezultoi i saktë për ta thelluar rezultatin e Chelsea.
Përveç kësaj, ndeshja po zhvillohet me shumë ndërprerje për shkak të lojës së ashpër.
Është zëvendësuar mesfushori De Bryne pas një goditje që e pati me Rudiger në minutën e ’54.
21:50
Edhe pse Manchester City kishte më shumë posedime gjatë pjesës së parë më të rrezikshëm për gol u treguan Chelsea.
Në minutën e ’36, trajneri i Chelseat e zëvendësoi Thiago Silvan me Alcantraren, pasi që braziliani u lëndua.
21:43
Në minutën e 43-të ka shënuar Havertz, pasi mposhti portierin e Manchester City në garën për top, pas asistimit të shpejtë të Mount.
Rezultati momental 0:1 në favor të Chelseat, njofton Klan Kosova.
21:00
Chelsea është në kërkim të titullit të tij të dytë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Manchester City në kërkim të titullit të parë.