Guardiola: Futbollit nuk i dihet, por jemi pothuajse në çerekfinale

Guardiola: Futbollit nuk i dihet, por jemi pothuajse në çerekfinale

Pep Guardiola ishte i kënaqur me performancën e Manchester City në Basel, në mbrëmjen që i vë “qytetarët” në shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, më 16 mars.

Manchester City fitoi 4-0 në Basel, që do të thoshte se duhet një mrekulli në stadiumin “Etihad”, më 7 mars, që të besuarit e Guardiolës të mos arrijnë në çerekfinale për herë të dytë në historinë e klubit.

Tani, “qytetarët” mund të përqendrohen në ndeshjet e tyre të tjera në mars, duke përfshirë dy sfida kundër Arsenalit, në pesë ditë, dhe një përballje e ethshme në Premier League, me Chelsea, në stadiumin “Etihad”, më 4 mars.

“Është një rezultat i mrekullueshëm në këtë raund të këtij kompeticioni, – tha Guardiola. – Sidoqoftë, një raund në Ligën e Kampionëve zgjat 180 minuta. Të presim, edhe pse jemi pothuajse aty, në çerekfinale. Unë nuk jam duke thënë se gjithçka është bërë, sepse në futboll çdo gjë mund të ndodhë, por është një rezultat i mahnitshëm. Jam i kënaqur dhe tani do të përgatitemi për Wigan”.

Guardiola tha se nuk ishte aspak pritshmëri e tij që Manchester City ta vriste kualifikimin që në ndeshjen e parë: “Nuk isha duke menduar për këtë. Në përvojën time, kur luani në 1/8 finale të Champions-it, gjithmonë ka një ndeshje të dytë. Hapi i parë është të bëhet më mirë se sezonin e kaluar (kur Manchester City u eliminua në këtë fazë, nga Monako), pastaj është tjetër gjë mënyra se si arrijmë në çerekfinale”.

You may also like

Shpend Ahmeti bën thirrje të ndalen aventurat e Thaçit

Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës Shpend Ahmeti