Manchester City dhe Liverpool ndeshen të dielën në derbin e Premier Ligës teksa të dyja po shkojnë fyt-a-fyt për titull, me Qytetarët që e kanë vetëm një pikë avantazh.
Mirëpo, dy ditë para takimit, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, dhe ai i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk i kanë kursyer lëvdatat për njëri-tjetrin.
“Pepi është trajneri më i mirë në botë. Mendoj që krejt mund të pajtohemi lidhur me këtë”, ka thënë Klopp.
Në anën tjetër, as spanjolli nuk ia la keq me lëvdata për homologun e tij gjerman.
“Mendoj që Jurgeni e bën botën e futbollit një vend më të mirë për të jetuar”, është shprehur Guardiola.